Shpenzimet e telefonit personal te kryebashkiakëve mbulohen nga buxheti i institucionit që ata drejtojnë. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë shpenzimet e kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami.
Të dhënat janë marrë nga pasqyrat mujore të shpenzimeve të Bashkisë Gjirokastër në Thesarin e Shtetit.
Për të krijuar një ide rreth shpenzimeve mesatare mujore, kemi marrë të dhënat e 7 muajve të vitit 2017, nga janari deri në korrik.
Në total gjatë këtyre muajve, Rami ka shpenzuar 87 770 lekë të reja, ndërsa mesatarja mujore ështe rreth 12 500 lekë të reja, apo 125 mijë lekë të vjetra.
Ndërsa shpenzimet e shumicës së muajve janë pothuajse të njëjtë, duke u vërtitur rreth 9 apo 10 mijë lekë të reja në muaj, përjashtim bën muaji prill, kur kryebashkiakja e Gjirokastrës ka shpenzuar mbi 300 mijë lekë të vjetra. Më poshtë shpenzimet për secilin muaj.
Janar 8 300 lekë
Shkurt 10 800 lekë
Mars 11 775 lekë
Prill 30 936 lekë
Maj 7 800 lekë
Qershor 8 359 lekë
Korrik 9 800 lekë