• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Jeni fantastikë për Zotin’, letra e të riut nga Tepelena për policinë që e ndiqte për ta arrestuar

08/09/2017
‘Jeni fantastikë për Zotin’, letra e të riut nga Tepelena për policinë që e ndiqte për ta arrestuar

Një ri, i cili u vu në ndjekje nga ana e policisë, ka lënë pa fjalë forcat e rendit. Një patrullë policie në Tepelenë, gjatë një aksioni për goditjen e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, ka dështuar të arrestojë 25-vjeçarin që po transportonte kanabis sativa me një automjet tip “Fiat Punto”.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, kur specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë, gjatë një aksioni në terren, nuk arritën dot të prangosnin 25- vjeçarin me inicialet S.Z. Ky i fundit qarkullonte në aksin rural Kalivac-Krahës me automjetin e tij, ku policia dyshonte se fshihte lëndë narkotike.

Forcat e policisë i kanë kërkuar që të ndalonte automjetin, duke i bërë thirrje në distancë, por 25-vjeçari i ka injoruar thirrjet e policëve duke vijuar rrugën drejt zonës lindore të Krahësit. Në një kthesë të pjerrët, i riu ka nxjerrë lëndën narkotike të paketuar në disa thasë plastmasi dhe me peshë prej 24 kg kanabis sativa e më pas ka vazhduar sërish rrugën.

Pasi ka mbërritur në fshatin Krahës, i riu ka braktisur automjetin e tij “Fiat Punto” dhe ka arritur t’i fshihet policisë. I kërkuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se para se të largohej nga automjeti, u ka lënë një pusullë me tre rreshta policëve që ishin vënë në ndjekje të tij.

Në shënimin e lënë, 25-vjeçari bën ironi duke i përshëndetur për veprimet që i mundësuan arratisjen.

“Jeni fantastikë për Zotin, kështu të gjithë të jenë si ju dhe kanabis nuk do të ketë”, shkruante 25- vjeçari. Pusulla u gjet nga efektivët e policisë në momentin e kontrollit të mjetit të braktisur. Pavarësisht se forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tij, nuk ia kanë arritur qëllimit.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-burri i Amy Winehouse flet për rolin e tij në vdekjen e saj: Nuk i shmangem përgjegjësisë për atë që kam bërë

Ish-burri i Amy Winehouse flet për rolin e tij në vdekjen e saj: Nuk i shmangem përgjegjësisë për atë që kam bërë

18/03/2026
Arsenal mes 8 më të mirëve, “Topçinjtë” kalojnë pa probleme Leverkusen, Arteta: E nisëm mirë ndeshjen, Eze po bën diferencën

Arsenal mes 8 më të mirëve, “Topçinjtë” kalojnë pa probleme Leverkusen, Arteta: E nisëm mirë ndeshjen, Eze po bën diferencën

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al