Është dashur vetëm gjysmë orë shi që rruga e “Flamurit”, në qytetin e Sarandës, të përmbytet. Jo vetëm rruga por shiu ka përmbytur edhe bizneset përgjatë saj. Shiu nxorri në pah edhe punën e dobët të bërë nga firma e ndërtimit. Kanë lëvizur pllakat përgjatë trotuarit ndërkohë që pusetat nuk tërheqin e ujërat e bllokuara shpërthejnë në brendësi të bizneseve. Përmbytje ka pasur sot edhe në qytezën e Ksamilit në lagjen nr.1 rruga “Eqerem Çabej”. Situata është e njëjtë si një vit më parë shprehen banorë të kësaj lagjeje.