• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sarandë, banorët e fshatit Krane vetëm 15 minuta ujë në ditë: Do zëmë morra!

14/09/2017
Sarandë, banorët e fshatit Krane vetëm 15 minuta ujë në ditë: Do zëmë morra!

I nxehti afrikan që pushtoi vendin tonë këtë verë nuk mund të harrohet lehtë. Pikërisht në mesin e gushtit, kur temperaturat nuk ranë nën 40 gradë, “Fiks Fare” udhëtoi në Krane të Sarandës. Banorët e këtij fshati furnizoheshin vetëm 15 minuta në ditë me ujë. Banorët ishin mbledhur në mes të fshatit duke pritur grupin e xhirimit të “Fiks Fare”. Pa u përshëndetur mirë, njëzëri ata kërkuan ujë të pijshëm.

“U qelbëm! Do të zëmë morra. Kërkoj ujë me pagure nëpër kanale lartë e poshtë”, u shpreh një banore 70-vjeçare. Në fshat kishte edhe nga ata që ndiheshin të zhgënjyer nga ky sistem dhe thanë se edhe në kohën e Enver Hoxhës furnizoheshin me ujë 24 orë në ditë. Edhe pse me kaq pak minuta ujë në ditë, banorët e Kranes paguajnë 13.500 lekë të vjetra në muaj për ujin që konsumojnë. Kjo u është vënë afrofe pasi ata nuk janë të pajisur me matësa. Kjo gjë i ka irrituar edhe më shumë, pasi, siç thanë vetë, edhe në Greqi nuk janë këto çmime. “Turpi i botës që ne kemi Bistricën pranë, që derdhet në det dhe nuk kemi një pikë ujë në shtëpi”, tha një tjetër banor. 

Shqetësimit të tyre i parapriu kryeplaku i fshatit, Irakli Kiço. Ai shpjegoi se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë në fshatin Krane nuk ka bërë asnjë investim. Linja kryesore ka qenë ekzistuese, kurse rrjetin brenda fshatit, siç tha kryeplaku, e kanë bërë vetë. “Ndërmarrja e Ujësjellësit në Sarandë nuk ka asnjë lloj dokumenti të ujësjellësit të Kranes dhe e kanë vënë çmimin 13.500 lekë të vjetra. Unë i kam thënë drejtorit të ndërrmarjes, rregullo rrjetin e brendshëm, më sill ujin, vendos sahatët dhe do të marrësh lekët”, tha ai. Në përballje me banorët ishte i pranishëm edhe administratori i UKS, Sheme Lulo, i cili iu drejtua banorëve duke thënë se kjo është një periudhë e vështirë për shkak të thatësirës.

“Burimi i Navaricës që furnizon fshatin, por edhe komplet qytetin e Sarandës prodhon 50% litra ujë për sekond më pak se kapaciteti i tij. Sot, në momentin e thatësirës kërkesa është më e madhe dhe atë shtrirje që kishte për gjysmë apo një orë tani e merrni për 20 minuta apo gjysmë ore. Kjo është e gjitha”, iu shpjegoi ai banorëve. Administratori theksoi se kjo situatë është e përkohshme pasi brenda pak ditëve situata do të përmirësohej, pasi edhe fluksi në Sarandë ishte drejt rënies. Kjo do të thotë rritje e furnizim me ujë për fshatin Krane, tha ai./tch

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë

14/09/2026
Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë – Balkanweb.com – News24

Legjionarët/ Uzuni nuk ia del, por Maran nuk shqetesohet, “lum” golash kuqezi në fundjavë – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al