Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë zhvilluar një operacion antidrogë.
Si rezultat i operacionit të koduar “KOSHTAN”, në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”.
Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.