• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policët e Kakavijës s’kanë marrë pagën për orët shtesë në punë

15/09/2017
Zbardhen detajet, si e lejuan doganierët në Kakavijë kamionin me 1.1 ton hashash (VIDEO)

Që prej periudhës para zgjedhore, në vijim të sezonit turistik e deri më tani, afërsisht 600 efektivë të Deparetamentit të Kufirit dhe Migracionit në të gjitha pikat e kalimeve kufitare, si dhe të drejtorive vendore, kanë punuar me orare të zgjatura.

Oraret më të zgjatura janë aplikuar për punonjësit e policisë që kontrollojnë dokumentacionin në pikat e kalimit kufitar.

Plot 12 orë në ditë pa ndërprerje kanë qëndruar në kabina efektivët për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik.

Por lodhja e shkaktuar nga puna jashtë orarit zyrtar ka sjellë vazhdimisht ngadalësim të përpunimit të të dhënave dhe për pasojë edhe radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar.
Drejtoria përkatëse nuk e ka parë të udhës të shtojë efektivët për të shmangur punën me orar të stërgjatur.

Por nga ana tjetër, edhe pse kanë berë të paktën 20 javë më shumë se kolegët e tyre, këta punonjës të policisë kufitare nuk janë paguar për orët shtesë.
Burime të policise thanë për televizionin Klan se deri tani, asnjëri prej 600 efektivëve nuk ka marrë para për punën e bërë jashtë orarit zyrtar.

Zyrtarisht Policia e Shtetit ka pranuar se për shkak të fluksit të lartë dhe sezonit turistik,  sipas një plani masash që zyrtarisht ka përfunduar këtë të enjte, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit duhej të kalonin në shërbime të përforcuar. Pas interesimit të televizionit Klan, të njëjtat burime bënë të ditur se orët shtesë do t’u paguhen, sapo të miratohet listat e pagesave nga Drejtoria e Buxhetit dhe e Financës në Policinë e Shtetit./ Tv Klan

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al