Dy të moshuar nga fshati Goricë i Bashkisë Dropull janë konfliktuar me njëri-tjetrin për çështjen e një muri rrethues. Një prej tyre vendosi të bënte vetëgjyqësi, por më pas e pa veten i kallëzuar në Prokurori.
Më poshtë njoftimi i policisë Gjirokastër.
Më datë 14.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V.P, vjeç 80, banues në fshatin Goricë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka prishur murin rrethues të banesës së bashkëfshatarit K.LL, vjeç 61. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.