• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermanët në Muzeun e Luftës së Ftohtë në GJirokastër

15/09/2017
Gjermanët në Muzeun e Luftës së Ftohtë në GJirokastër

Nga Bledi Kore

Në këtë sezon turistik, Muzeu i Luftë së Ftohtë në Gjirokastër, po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Muzeu funksionon në një ish-vendstrehim luftarak të ndërtuar prej betoni gjatë periudhës së komunizmit. Duke qenë se ndodhet në pjesën historike të qytetit, Muzeu i Luftës së Ftohtë, ka pasuruar dhe e ka bërë më tërheqës udhëtimin e vizitorëve në Gjirokastër. Grupet turistike të huaja që mbërrijnë në Gjirokastër porsa marrin informacionin e nevojshëm për Muzeun e Luftës së Ftohtë që ndodhet afër godinës së Bashkisë, preferojnë të nxitojnë për ta parë nga afër. Muzeu funksionon në vendstrehimin luftarak prej betoni që u ndërtua në fillim të viteve 1970. Tuneli, i cili përshkon pjesën e poshtme të shkëmbinjve mbi të cilët ngrihet Kalaja e qytetit është i gjatë rreth 800 metra. Në mjediset e brendshme të tij, janë ndërtuar një sërë aksesorësh të cilët do të shërbenin për akomodimin e ishudhëheqjes komuniste lokale të atyre viteve në rast të një sulmi eventual nga jashtë. Vendstrehimi përbëhet prej 80 dhomash, salla mbledhjesh, ambiente pune, pushime, madje pjesë e tij janë edhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm, centrali elektrik etj.

Vizitorë në muze

Duket se vizitorët e huaj vazhdon t`i tërheqë kurioziteti dhe kërshëria për të parë nga afër këtë “qytezë” nëntokësore e gjitha me beton e ndërtuar për të përballuar kontradiktat e Luftës së Ftohtë. Tashmë të gjitha këto mjedise të derdhura në beton po tërheqin grupet turistike që vizitojnë qytetin e gurtë. Vendndodhja e tij, pranë sheshit “Çerçiz Topulli”, ku dhe parkohen autobusët e grupeve turistike bën që ai të jetë një pikë interesante për tu parë nga afër nga grupet e vizitorëve. “Me thënë të drejtën, vizitën në këtë vend na i sugjeroi shoqëruesi ynë turistik”, thotë Sara Pulman, një vizitore nga Gjermania. Ndërsa ngjit shkallët e gurta që të çojnë në Muzeun e Luftës së Ftohte ajo flet me kuriozitet dhe kërshëri për objekte të tilla. “Gjatë vizitave të mia në disa prej vendeve të Europës Lindore kam parë nga afër objekte të tilla”, thotë turistja gjermane ndërkohë që qëndron në njërin prej sheshpushimeve të shkallareve të gurta për të marrë disi frymë. “Mendoj se njohja nga afër e këtyre objekteve është diçka interesante jo vetëm për të shuar disi kuriozitetin por për të parë nga afër edhe efektet që shkaktoi Lufta e Ftohtë”. Ndërkohë, pasi ka arritur në krye të shkallareve të gurta që të çojnë në vendstrehimin e dikurshëm luftarak, vizitorja e huaj fillon të shkrepë blicin e aparatit fotografik për të fiksuar në celuloid konturet e betonta në hyrje të tunelit. Fale sistemit të ndriçimit bashkëkohor që funksionon në muze, ajo përshkon me këmbë disa metra prej korridorit të betontë i cili të çon në “zemër” të ish- vendstrehimit luftarak. “Me të vërtetë interesante, diçka tërheqëse”,- thotë ajo, ndërkohë që nuk rresht së shkrepuri aparatin.

Ngjashmëri me ish-Gjermaninë Lindore Mes të tjerash ajo përmend edhe rastin e një vendstrehimi të tillë luftarak në ish-Gjermaninë Lindore, për të cilin pas zbulimit u vendos që të mbahej hapur për vizitorët për tre muaj rresht dhe më pas të mbulohet përgjithmonë me beton. “Mund t’iu them me bindje se ai është kthyer në një vend vërtet tërheqës i cili krahas personave të interesuar për historinë e Luftës së Ftohtë, tërheq edhe vëmendjen dhe kërshërinë e vizitorëve të tjerë”, thotë turistja gjermane ndërkohë që thekson me bindje se raste të tilla duhet të vihen në funksion të zhvillimit të turizmit. Së bashku me të, në shkallaret e gurta që të çojnë në muze janë ngjitur edhe pjesëtarë të tjerë të këtij grupi turistësh. Duke se historiku i këtij ish-vendstrehimi luftarak i gërshetuar me gjithë historinë e Luftës së Ftohtë krahas informacionit historik shërben edhe si një element atraktiv turistik. Ndërkohë që përshkojnë hyrjen e tunelit të betontë vizitorët e huaj kundrojnë me kërshëri çdo element të vendstrehimit i cili gjatë Luftës së Ftohtë do të shërbente si ambient pune për ish-udhëheqjen komuniste lokale në Gjirokastër. Dhe gjatë bisedave me njëri-tjetrin ata nuk harrojnë të sjellin edhe shembuj të tjerë kur objekte të tilla kanë tërhequr interesimin e vizitorëve duke shërbyer si qendra të rëndësishme për nxitjen e turizmit në zonat ku ishin ndërtuar.

Related Posts

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al