• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragjedia me 3 të mbytur në Kavajë, flasin dëshmitarët: Nga deti i nxorri një person me kajak

09/07/2023
Tragjedia me 3 të mbytur në Kavajë, flasin dëshmitarët: Nga deti i nxorri një person me kajak

Tre të mbyturit në Vilë Bashtovë të Kavajës u nxorrën nga deti me kajak nga një person që punon në plazh.

Dy dëshmitarë tregojnë se panë një burrë që kishte ngritur duart dhe kërkonte ndihmë, por asnjë nga pushuesit nuk u fut në det sepse kishin frikë nga dallgët e mëdha.

Personi me kajak ka nxjerrë fillimisht fëmijët e pastaj babanë. Dy dëshmitarë tregojnë më shumë për këtë tragjedi.

“Kishte dallgë, sapo erdhëm në mëngjes e pamë që kishte dallgë. Por futeshin. Fëmijët tentonin më shumë të hynin, edhe na erdhi e papritur se vetëm një moment pamë që një ndër personat që ishin aty afër ngriti dorën edhe në atë moment u turrëm. Isha aty afër, u turra, ishte një me kajak që i kishte këto personat e rrezikuar.

U turrëm dhe i kapëm kush nga krahu e kush nga këmba, i nxorrëm në breg, i shtrimë. Menduam që ishte. Kur pamë që ishin 3 veta, ai babai ishte dhe i bëshëm, mezi e nxorrëm. E nxorrëm në breg dhe kush mundi pastaj filloi t’i bënte masazh”, thotë njeri prej tyre.

“Tragjedia edhe mund të evitohej. Në momentin që hapet plazhi unë mendoj se duhet të jetë ajo vija e kufirit deri ku mund të futet një notar i theshtë, ndërkohë që këtu nuk ekzistojnë.

Pastaj nëse dhe më shpejt do kishte patur një ndihmë mjekësore do ishte evituar. Pashë që u sensibilizua e gjithë shoqëria që ishte aty, gjithë pushuesit, por ishte e kotë”, tregon një tjetër.

Megjithëse në bregdet i bënë masazh dhe frymëmarrje, ata humbën jetën. Babai kishte shkuar në plazh me dy fëmijët e tij nga Tirana.

Ata po laheshin të tre bashkë 30 metër larg bregut. Fillimisht u mbyt djali 13-vjeçar dhe babai u përpoq të shpëtonte 15-vjeçarin dhe në këtë përpjekje u mbyt edhe vetë.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën – Balkanweb.com – News24

Mbrëmje për tu harruar, zhgënjen Trabzonspor i Muçit, vetëm 10 minuta për Hoxhën – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
“Duam 11 Gjimshiti”, kapiteni kuqezi nderohet nga Atalanta dhe përshëndetet me tifozët bergamaskë – Balkanweb.com – News24

“Duam 11 Gjimshiti”, kapiteni kuqezi nderohet nga Atalanta dhe përshëndetet me tifozët bergamaskë – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al