Policia e Gjirokastrës ka gjetur 2.5 kg kanabis në proces tharje. Sipas njoftimit, droga është gjetur në një qese plastmasi në vendin e quajtur ‘Lapidari’ në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.
“Më datë 17.09.2017, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në vendin e quajtur “Lapidari”, poshtë urës, në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër, u gjetën në një plastmas në proces tharje 2 kg e 500 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprimetë mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.