• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ksamili nuk i ka të gjitha! Plot me turistë, por mungojnë rrugët, ndriçimi dhe s’ka parkim (VIDEO)

16/08/2023
Ksamili nuk i ka të gjitha! Plot me turistë, por mungojnë rrugët, ndriçimi dhe s’ka parkim (VIDEO)

Ksamili një nga destinacionet kryesore të turizmit të bregdetit është duke jetuar përgjatë gushtit kapacitete maksimale.

Vetë qyteza ka një shtim të kapaciteteve me gati 300 shtretër në raport me vitin e kaluar dhe të paktën 30% më shumë vizitorë.

Ksamili është këtë vit kopertinë e revistave europiane të udhëtimit, ka tërhequr vëmendjen e shumë influencuesve të botës së udhëtimit si dhe po promovohet prej së tepërmi në mediat sociale. Me qindra “reels” në Tik Tok e Instagram u frymëzuan nga Ksamili “ekzotik” këtë vit dhe kjo falë investimeve private të operatorëve, hoteleve, resorteve, agjensive të aktiviteteve të ujit dhe restoranteve.

Por ata që jetojnë në Ksamil tregojnë se investimet publike nuk janë në nivelin e këtij promocioni. Banorët dhe bizneset flasin për mungesa në infrastrukturë, ndriçim, pastrim dhe një kaos të vërtetë urban kur qyteza shumëfishon kapacitetet.

Edhe vizitorët kanë çdo ditë vështirësi për të parkuar, për të shëtitur, për të gjetur plazhe apo për të zgjidhur nevoja më bazike siç është një bankomat.

“Jemi duke kërkuar për një çadër në plazh por çdo gjë është plot. Shumë e vështirë duket. Për parë u vështirësuam të vinim këtu dhe radha e mjeteve ishte 2 km. E patëm shumë të vështirë të parkojmë. Kjo është dita e parë por të shohim në vijim”, tha një turist.

“Çdo gjë mirë deti, çmimet, ushqimi. Parkimi është i vështirë këtu edhe shëtitja e pasdites dhe nuk kemi gjetur asnjë bankomat që funksionon. Të tjerat janë mirë, përfshi edhe çmimet”, tha një tjetër turist.

Ksamili po i jep ekonomisë shqiptare dhjetëra miliona euro nga fluksi turistik i jashtëzakonshëm i këtij viti. Qyteza e vogël në skajin më jugor të Shqipërisë është plot. Hotelet janë të gjitha të rezervuara me turistë, shumica nga perëndimi që vijnë në këtë vend për bukurinë e plazheve, ishujt dhe natyrën.

Por Ksamili kërkon ndihmë dhe një pjesë të të ardhurave t’i rikthehen për të shtruar rrugët dhe përmirësuar infrastrukturën. Për t’i ndërtuar një shëtitore në breg të detit, Ksamili ka nevojë për një plan urbanistik sepse deri më tani gjithçka e ka arritur vetëm falë operatorëve turistike dhe bukurive të natyrës./ TCH

Related Posts

Rama: Shqipëria nuk do ta humbasë shansin e investimeve të mëdha
Kryesore

“Sulmi kriminal, turp alla shqiptarçe”, Rama: Kërkuam ndihmën e Google, bizneseve po u kthehen yjet e merituar

11/07/2026
Ish-deputetja e PS: Nuk është dhunë nëse të bëhet pak pis kostumi. Do të isha shumë e nderuar nëse do të më gjuanin me vezë
Kryesore

Ish-deputetja e PS: Nuk është dhunë nëse të bëhet pak pis kostumi. Do të isha shumë e nderuar nëse do të më gjuanin me vezë

11/07/2026
Avokati nga Tepelena: Protestën e ka marrë lumi. Të gjithë ata që kanë mbetur në protestë janë ‘Hamasi’ i Sali Berishës
Kryesore

Avokati nga Tepelena: Protestën e ka marrë lumi. Të gjithë ata që kanë mbetur në protestë janë ‘Hamasi’ i Sali Berishës

11/07/2026
Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj turizmit në Shqipëri
Blog

Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj turizmit në Shqipëri

10/07/2026
Avokati i Popullit: Nuk është detyra ime të mbaj qëndrim për kërkesat e protestuesve
Kryesore

Avokati i Popullit: Nuk është detyra ime të mbaj qëndrim për kërkesat e protestuesve

10/07/2026
Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
Kryesore

Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

10/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Shqipëria nuk do ta humbasë shansin e investimeve të mëdha

“Sulmi kriminal, turp alla shqiptarçe”, Rama: Kërkuam ndihmën e Google, bizneseve po u kthehen yjet e merituar

11/07/2026
Ish-deputetja e PS: Nuk është dhunë nëse të bëhet pak pis kostumi. Do të isha shumë e nderuar nëse do të më gjuanin me vezë

Ish-deputetja e PS: Nuk është dhunë nëse të bëhet pak pis kostumi. Do të isha shumë e nderuar nëse do të më gjuanin me vezë

11/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al