Lëvizje te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Mësohet se kryemiistri Rama ka emëruar në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, njohur ndryshe sei drejtoria e patentave, ish-deputetin e PS, Arben Isaraj.
Ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Ylli Spahiun, një emër nga Lëvizjes Socialiste për Integrim. Arben Isaraj ka mbajtur për katër vjet postin e zv/ministrit të Drejtësisë në qeveri. Po ashtu ministria nga e cila varet kjo drejtori, kishte në krye Sokol Dervishaj, po nga rradhët e LSI-së. Kështu, pas kalimit të kësaj partie në opozitë, është ndërruar si ministri, po ashtu edhe drejtoritë vartëse të kësaj ministria.
Rama në kohën e fushatës së zgjedhjeve të 25-qershorit deklaronte shpesh se do të bënte një pastrim të administratës nga tepsiet e LSI-së, gjë të cilën e finalizoi me reformën e bërë në këtë sektor.









