Një i moshuar nga Maliqi i Korçës ka gjetur vdekjen pasi është kafshuar nga qeni. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Viktima është 77-vjeçari Selami Beluli. I moshuari po kalonte pranë një shtëpie në Maliq, kur një qen stani i cili mbahej nga një banor i zonës, është sulur drejt tij dhe e ka kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit.
77-vjeçari është dërguar në spital, ku dhe ka gjetur vdekjen pak më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që incidenti po hetohet si aksidental. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për vlerësim si ngjarje aksidentale, njofton Policia.









