• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ALUIZNI hap vende të reja pune, Lame lëshon mesazhin e fortë: Deputetët dhe ministrat të mos futen mik

04/10/2017
ALUIZNI hap vende të reja pune, Lame lëshon mesazhin e fortë: Deputetët dhe ministrat të mos futen mik

Drejtoritë rajonale të ALUIZN-it në Shkodër dhe Sarandë kanë shpërndarë njoftimin për vende të lira pune, ku dëlir më tani numërohet një numër i madh i atyre që kanë dorëzuar dosjet në drejtorinë qendrore.

Por vetë kreu i kësaj i ALUIZNI-it, Artan Lame ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm në profilin e ti në facebook duke vënë edhe një herë në dukje se ekzistojnë ndërthurjet për mik nga ana e deputetëve apo dhe njerëzve të tjerë e pushtet për ata që kanë dorëzuar CV pranë kësaj drejtorie. Ndaj dhe ai ka folur hapur për këtë shqetësim.

Statusi i plote

Djem e vajza,

Pas disa ditësh ALUIZNI do të organizojë një konkurs për vende të lira pune në të gjitha drejtoritë Rajonale, prej Shkodrës e deri në Sarandë.

Lajmerimin zyrtar ka ditë që është publikuar dhe besoj që e keni parë.

C’ka më ka bërë përshtypje jane pirgjet me dosje aplikimi dhe numri i madh i CV-ve të mbërritura.

Ju lutem të gjithëve, merreni seriozisht dhe mos e konsideroni si nga ato konkurset e llojit “më ka çu nona me la gojen”. “Nona” kësaj rradhe do vërtet të punësojë njerëz që do t’i bëjnë hyzmetin punës.

Edhe po s’ja dolët kësaj rradhe, mos u mërzisni, jeta ka edhe rrëzime e, veç kësaj, pas disa muajsh do të organizohet një tjetër konkurim masiv, në të cilin përpjekja juaj e tanishme do të vlejë.

Aman, në keni perëndi, mjaft me miq, ndërhyrje, e më the të thashë, se të vetmin efekt që kanë, është ta shoh me inat mikxhiun.

Deputetë e ministra, partiakë e funksionarë, kanë gjithë të drejtën e tyre të interesohen për njërëz ndaj të cilëve kanë detyrime partie, elektorati, e më the të thashë. Por ndërhyrja merr fund tek kandidimi i të mbështeturit prej tyre. Pas atij momenti, e ka fjalën komisioni.

Çuna, goca që do kandidoni, besojeni këtë përpjekje që po bëni, duke u përpjekur të provoni muskujt tuaj dhe jo muskujt e mikut.

Unë vetë ja kam dalë vetë në jetë, se hera e fundit që kam futur mik babin, ka qenë në vitin 1988, që të më rregjistronte në një ekspeditë verore arkeologjie në Luaras të Kolonjës.

Suksese të gjithëve në provën tuaj, Artan Lame.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al