Kreu i qeverisë ka ftuar sot qytetarët shqiptarë të konkurojnë për të zënë vend bosh të drejtorëve rajonalë të ALUIZNI-it.
“Ju uroj një ditë të mbarë, – shkruan Rama në Fb sot, – me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 23 Tetor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit, mjafton një klikim në këtë link:
http://www.aluizni.gov.al/url-shpallje/
Të njëjtën ftesë bëri disa ditë më parë edhe kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame.









