Një ngjarje e rëndë e ndodhur para pak minutash në qytetin e Lushnjes. Atentati mafioz me kallash në mës të qytetit, ka lënë dy viktima dhe tre të plagosur, ndërsa ka shkaktuar panik tek të gjithë. Burime të Lapsi.al thonë se një prej viktimave është 27-vjeçari Zamir Latifi. Identiteti i viktimës tjetër dhe i tre të plagosurve nuk dihet ende. Forcat speciale janë në vendngjarje për të kapur autorët. Lapsi.al sjell foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes. Një nga viktimat dyshohet të jetë kunati i Aldo Bares, ish kreut të bandës së Lushnjes.