• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Investigimi/ 120 ushqimet shqiptare që shkaktojnë kancer, ja zonat ku gjenden

18/10/2017
Investigimi/ 120 ushqimet shqiptare që shkaktojnë kancer, ja zonat ku gjenden

Nëse konsumoni produkte shqiptare si gjalpi, qumështi, fasulet, vaji, uji, frutat e thata, vera, të prodhuara që nga fushat e Korçës e deri në lartësitë e Kukësit, nuk jeni të sigurtë për shëndetin tuaj. Kanceri i mëlçisë, sëmundjet e sistemit imunitar dhe ato të veshkave mund të jenë pasojat që mund të keni në afatgjatë.

E gjithë kjo gjëmë shkaktohet nga një lëndë pesticide e njohur si Lindan, që është përdorur në bujqësi në vitet e fundit të komunizmit por që i ka rrezistuar kushteve atmosferike dhe është parhapur përmes prodhimeve të tokës, ujrave që rrejedhin përmes saj dhe faktorëve të tjerë natyrorë dhe atmosferikë. Ky është thelbi i një investigimi serioz dhe të thelluar që ka bërë agjensia BIRN. Artikulli i referohet një studimi tre vjeçar të kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës nga Profesor Aurel Nuro dhe kandidatja për doktorane Oljana Pine, që përmbledh periudhën 2014-2016. Ai ka konfirmuar gjurmë lindani në 120 mostra produktesh të ndryshme ushqimore nga i gjithë vendi. Studimi ka konfirmuar gjurmë të lindanit thuajse në të gjitha mostrat e analizuara, të marra në të gjithë territorin e vendit që nga Korça e deri në Kukës.

“Ai është element kimik pa ngjyrë dhe erë karakteristike, i patretshëm në ujë dhe me qëndrueshmëri të lartë kundrejt ujit, dritës dhe ajrit. Ka veti të përhapet në shtresat tokësore me ujrat e reshjeve apo ato të përdorura për vaditje. Është i qëndrueshëm në mjedis dhe është i bioakumulueshëm në zinxhirin ushqimor si nga bimët ashtu dhe kafshët, madje dhe në mikroorganizma” thuhet në artikull. Sipas kimistit Aurel Nuro ndonëse nuk mund të përcaktohet se pas sa kohësh përdorimi i ushqimeve me këto përbërës mund të japin efekt, është e sigurt që ato komplikojnë shëndetin “Janë prokancerogjen shumë efektivë, kanë qëndrueshmëri shumë të lartë, shkaktojnë deformime gjenetike që mund të çojnë në tumore, ndikojnë tek gjëndrat endokrine, shkaktojnë probleme në riprodhim” thotë ai.

Sipas artikullit kjo lënë të cilën natyra e absorbon me tepër vështirësi, është përdorur tërësisht në bujqësinë komuniste në vitet ’80. Fillimisht ajo importohej nga jashtë dhe më pas filloi të prodhohej në vend, në Porto Romano të Durrësit me përbërës edhe me të rrezikshëm dhe me efekte më të forta.

Efektet e shumta anësore të tyre kanë bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe FAO ta ndalojnë përdorimin. Prania e kësaj lënde në prodhimet e buqve shqiptarë i ka bërë shpeshherë të ndaluara eksportet e tyre drejt tregut europian.

Investigimi i plote: https://www.reporter.al/pesticidet-toksike-te-komunizmit-vazhdojne-te-helmojne-token-shqiptare/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al