Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa raportohet se banesa është e braktisur. Sipas banorëve të zonës, shpesh aty jetonte një person ndërsa po verifikohet nëse personi është në brendësi të banesës. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar flakët.









