Në hyrje të Pazarit të Gjirokastrës sot ishte krijuar një kënd i veçantë me një libër ku qytetarët të lenin mesazhin e tyre ngushëllues për shkrimtarin e shquar, Ismail Kadare. E njëjta gjë është bërë edhe shtëpinë e tij të lindjes, e cila funksionon si muze për qytetin. Banorë të Gjirokastrës, por edhe turistë të huaj ndaleshin te ky kënd për të shkruar diçka. Një mesazh ngushëllimi shkroi aty edhe kryebashkiaku Flamur Golemi. Mësohet se librat me mesazhet ngushëlluese do t’i dorëzohen më pas familjes së shkrimtarit. Nesër ndërkohë janë parashikuar homazhet zyrtare dhe ceremonia shtetërore në Tiranë. ©Argjiroja.net