Një shofer 53-vjeçar dhe një grua pasagjere, 50 vjeçare, u arrestuan sot herët në mëngjes nga Autoriteti Qëndror i Portit të Igumenicës në Greqi për shkelje të ligjit të narkotikëve.
Policia greke ontrolloi me qen policorë, një hapësirë të modifikuar brenda automjetit të tyre me targa shqiptare dhe pasi hoqi rrotën e pasme, zbuloi një ndarje të veçantë brenda së cilës ishin fshehur 6 rrotulla me heroinë që peshonin 6 kg e gjysëm.
Të dy personat, identiteti i të cilëve nuk jepet, përveçse thuhet se janë të huaj, u arrestuan në flagrancë dhe droga në fjalë u sekuestrua bashkë me automjetin.
Policia greke tha se ky incident ishte një sukses i Rojes Bregdetare për zbulimin e narkotikëve në përpkjet e përditshme për të luftuar krimin e organizuar.













