• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Bime mes 12 ish- prefektëve që Rama i la të ‘papunë’

02/11/2017
Flamur Bime mes 12 ish- prefektëve që Rama i la të ‘papunë’

Kryeministri Edi Rama, bëri një tjetër shfaqje mediatike, pasi shkarkoi pa asnjë motiv, brenda 1 minute, të gjithë prefektët e vendit. Bëhet fjalë për 12 zyrtarë, të cilët pjesa më e madhe, kanë jo pak kontribute në shoqëri, por që kryeministri i ndëshkoi duke i lënë papunë. Mjekë, profesorë, sportistë, politikanë apo ish deputetët, ishin disa nga Prefektët e shkarkuar.

Të gjithë Prefektët vinin nga radhët e socialistëve, përveç atij të Shkodrës, i cili u emërua nga PD por ndryshoi qëndrim politik vitet e fundit duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Me një të rënë lapsi, kryeministri Rama tashmë i ka nxjerrë në rrugë 12 Prefektët, ku duke nisur nga e enjtja, tashmë ata duhet të kërkojnë një punë të re.

Por kush janë 12 Prefektët e shkarkuar? Tpz.al sjell një profil të tyre:

Në Durrës, u shkarkua Emiljan Jani, i cili mbante prej 6 muajsh pozicionin e Prefektit të këtij qyteti. Jani ishte nga radhët e socialistëve, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore ai denoncoi Lëvizjen Socialiste për Integrim se po ushtronte presion ndaj votuesve. Ky heroizëm i Janit, mesa duket nuk i ka mjaftuar Edi Ramës, duke e lënë kështu të papunë. Më herët, Jani ka qënë sekretar pranë Federatës së Volejbollit në Durrës.

Në Shkodër, u shkarkua Prefekti më i vjetër, Paulin Radovani. Ai e mbante këtë detyrë që nga muaji tetor i 2013, i emëruar nga radhët e Partisë Demokratike. Megjithatë, me kalimin e kohës, Radovani ndryshoi qëndrim politik, pasi në zgjedhjet lokale të 2015, ai mbështeti publikisht kandidaten socialiste Keti Bazhdari. Më herët, Radovani ka qënë këshilllar i PD, në Bashkinë Shkodër.

Në Fier, u shkarkua Prefekti Vasil Bregu, i cili prej pak muajsh mbante këtë detyrë. Ai është një ish punonjës banke në këtë qytet, ndërsa në vitin 2015 shihej si pretendet kryesor për tu bërë kryetar i PS-së.

Në Korçë, u shkarkua Pandi Papando i cili u emërua më 22 maj të këtij viti. Më herët ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Spitalit të Korçës, ndërsa tani mesa duket do dalë në pension të parakohëshëm.  Z. Papando vjen nga radhët e socialistëve, por gjatë kohës që ishte Drejtor i Spitalit Korçë, u regjistruan disa herë përplasje me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në Berat, u shkarkua Valbona Zylyftari, e cila edhe kjo kishte pak muaj që ishte emëruar në këtë pozicion. Zylyftari ishte edhe Kryetare e PS-së në Berat si dhe drejtoresha e bibliotekës “Vehxhi Buharaja”. Zylyftari ka qënë edhe anëtare e Këshillit Bashkiak, në Bashkinë e Beratit ndërsa tashmë nuk dihet se ardhmja e saj profesionale.

Në Dibër, u shkarkua Ardit Kaja nga pozicioni i Prefektit. Z. Kaja ka qënë më herët deputet i Partisë Socialiste, deri në vitin 2015. Më vonë ai ka mbajtur edhe pozicionin e Drejtorit i Inspektoriatit Ndërtimor, në Bashkinë e Tiranës, kur drejtohej nga Edi Rama. Në vitin 2011, ndaj Kajës u bë një atentat me armë zjarri në qendër të kryeqytetit. Ai u plagos në këmbë, ndërsa Kaja pretendoi se e kishin qëlluar për shkak të detyrës. Në vitin 2013, Kaja u pozicionua pranë LSI, për tu rikthyer me PS sërish në 2017.

Në Gjirokastër, u shkarkua Flamur Bime, i cili mbante pozicionin e Prefektit që nga nëntori 2015. Bime ka qënë më herët Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, ndërsa është vënë disa herë në qendër të akuzave për tolerim të ndërtimeve të paligjshme. Z. Bime u distancua nga Partia Socialiste, gjatë zgjedhjeve të 2017, pas një hatërmbetje me kryeministrin Rama, që nuk e vendosi në listën e deputetëve.

Në Tiranë, u shkarkua Admir Abrija, i cili zëvendësoi Prefektin Sadi Vorpsi pasi hyri në listën e deputetëve të PS. Para se të emërohej prefekt, Arbrija ka mbajtur pozicionin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Gjatë kësaj kohe emri i Admir Abrijas u përmend nga KLSH, pasi bashkë me zyrtarët e tjerë të lartë, përdorën një shumë parash nga buxheti i doganave për të përmirësuar gjuhën angleze. Më pas, Admir Abrija u zgjodh si administrator i Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës. Në të kaluarën, Z. Abrija, ka mbajtur poste drejtuese në Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit

Në Elbasan, u shkarkua Ardit Demiri i cili e mbante këtë post prej pak muajsh. Z. Demiri është edhe kryetari i PS-së, në Elbasan ndërsa njihet për miqësinë e tij me deputetin socialist, Taulant Balla. Z. Demiri ka qënë më herët Drejtor i Zyrës së Punës në Elbasan, por mesa duket tashmë do t’i duhet të gjej një punë për vehten e tij.

Në Kukës, u shkarkua nga detyra si Prefekt, Liman Morina. Ai mban këtë post që prej qershorit të vitit 2015, kur dha dorëheqjen Safet Gjici pasi kandidoi për Kryetar i Bashkisë Kamëz. Z. Morina ka mbajtur postin e Kryetarit të Komunës Gjinaj, por pas reformës territoriale atij ju dha pozicioni i Prefektit. Gjatë fushatës zgjedhore të 2017, Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohej se kishte konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës.

Në Lezhë, u shkarkua Eduart Ndreca, si Prefekt i këtij qyteti, post ky që e mbante që prej shkurtit 2016. Ndreca vinte nën radhët e Partisë Socialiste, pasi më herët kishte mbajtur postin e kreut të kësaj force politike për qytetin e Lezhës. Më herët, Ndreca ka qënë pedagog i histori-gjeografisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Meqënëse është në moshë të re, Ndreca ka kohë sërish për tiu rikthyer profesionit të pedagogut, pasi partia e la pa punë.

Në Vlorë, u shkarkua Etjona Hoxha, e cila ka qënë Prefekte që prej marsit 2014. Znj. Hoxha do të mbahet mend për firmën që dha për koncesionin e Parkimit në Vlorë, por që e mohoi publikisht. Firma e saj u bë publike, por Hoxha nuk kërkoi ndjesë për mashtrimin publik. Ndërkohë në zgjedhjet e 2017, Hoxha u mërzit pasi u vendos e 9-ta në listën e PS, dhe për këtë kërkoi dorëheqjen si kandidate për deputete/tpz.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al