• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha tregon çfarë pa në SPAK: Ishte një orë 400 mijë euro e qendisur me diamante, qëndronte në muze

11/09/2024
Berisha tregon çfarë pa në SPAK: Ishte një orë 400 mijë euro e qendisur me diamante, qëndronte në muze

Lideri demokrat Sali Berisha ka dalë pas disa minutash nga Prokuroria e Posaçme, ku mësoi nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, se është zyrtarisht një person i pandehur për drejtësinë shqiptare. Ai akuzohet për “Korrupsion pasiv” për dosjen “Partizani”.

“Sot jam i pandehur. Ato që kam pasur. Asnjë gjë tjetër përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime. Totale”, u shpreh ish-kryeministri dhe lideri demokrat Sali Berisha.

Më tej, duke ju përgjigjur interesit të madh të medias, ai u shpreh se qëllimi i këtij procesi është kapja e Partisë Demokratike sepse ndaj tij nuk ka asnjë provë e dokument, por kjo theksoi Berisha nuk ka për të ndodhur.

“Është zbatimi i një urdhri mafioz politik. Është themelore se nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës. I gjithë qëllimi i kësaj është t’i kapim kokën Partisë Demokratike. Por ju garantoj që kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi lideri demokrat.

Sali Berisha tregoi se çfarë ju tha dy prokurorëve të SPAK që i komunikuan zyrtarisht akuzën dhe marrjen të pandehur, si dhe çfarë pa në zonën muzeale të Prokurorisë së Posaçme.

“Dy gjëra, deklarova sa vijon: Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. Kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAPIT, në pjesën muzeale të SKAPIT gjendej ora 400 mijë euro, e qëndisur me diamante, e Edi Ramës.

Gjendej fotografia e Amant Josifit, për meritat e tij të spekulimit botëror, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milionë euro për pyetjen që nuk i bëri, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma të neveritshme presioni me dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.

Gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Edi Ramës dhe Beqes, gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit, që i ndan me Edi Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”, përmbylli Sali Berisha.

Related Posts

Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament
Kryesore

Emrat/ Kush janë policët e arrestuar në Sarandë për ndërtime pa leje

15/05/2026
Kryesore

Ndërtimet pa leje/ Arrestohet shefi i Komisariatit të Sarandës

15/05/2026
Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor
Kryesore

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

15/05/2026
Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)
Kryesore

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)

15/05/2026
Kryesore

AMP në operacion në Sarandë, priten arrestime policësh

15/05/2026
Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë
Kryesore

Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë

15/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja, jam keq

16/05/2026
VIDEO/ Aston Vila triumfon ndaj Liverpool, “prenoton” një vend për Champions

VIDEO/ Aston Vila triumfon ndaj Liverpool, “prenoton” një vend për Champions

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al