• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestohen 11 shqiptarë në Greqi, ishin ‘koka’ e një rrjeti të trafikut të klandestinëve

06/11/2017
Arrestohen 11 shqiptarë në Greqi, ishin ‘koka’ e një rrjeti të trafikut të klandestinëve

Policia greke arrestoi 11 shqiptarë në Athinë, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme drejt shteteve europiane.

Operacione të ngjashme u zhvilluan njëkohësisht në 20 shtete të Europës. Në kryeyqytetin grek u zbuluan 4 baza të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit. Ndërkohë, dy shqiptarë dhe një grek janë shpallur në kërkim.

Organizata kishte metoda të sofistikuara. Emigrantët i përzgjidhte në bazë të gjuhës së huaj që zotëronin më mirë dhe u ofronin trajnim në lidhje me zakonet në vendin ku do të shkonin. Organizata nuk trafikonte emigrantë të cilët nuk përshtateshin me kërkesat e saj.

“Organizata bënte kujdes që të maskoheshin personat e trafikuar me shumë kujdes. Përdoreshin dokumente të cilësisë shumë të lartë. Prej verifikimeve rezultoi se, kjo organizatë përfitonte shuma të mëdha parash nga shitja e dokumenteve false. Një pasaportë shitej 400-500 euro, ndërsa një kartë identiteti 150 euro. Një patentë 500 euro, e kështu me radhë”, tha Joana Rotziku, zëdhënëse e policisë.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan edhe 54.800 euro “cash”, 4 motorë, një veturë, pajisje që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, si dhe qindra vula dhe materiale të tjera.

Në Gjermani, organizata kishte dërguar të paktën 250 klientë, ndërsa 45 shqiptarë në Angli. Hetimet po shtrihen edhe në një tjetër pistë, pasi autoritetet nuk përjashtojnë edhe mundësinë që organizata të ketë furnizuar me dokumente false edhe të dyshuar për terrorizëm.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al