• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kapet ‘Xhaxhai’ dhe 11 të shqiptarë të tjerë, pjesë e bandës që falsifikonte dokumente në Greqi

07/11/2017
Kapet ‘Xhaxhai’ dhe 11 të shqiptarë të tjerë, pjesë e bandës që falsifikonte dokumente në Greqi

Ditët e fundit policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që trafikonte klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme drejt shteteve evropiane.

Në pranga kanë rënë 11 shqiptarë mes 20 të arrestuarve në total, të cilët prodhonin dokumente false të një cilësie të lartë. Dhe për këtë, kishin ndihmën e një punonjësi të Shërbimit të Zyrës së Përkthimit në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

E përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se ky punonjës është një shqiptar 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Sipas hetimeve, rezulton se 48-vjeçari falsifikonte pulla dhe certifikata të përkthyera. Hetimi për këtë grup ka filluar në Korrik të vitit të kaluar dhe ka zgjatur deri më 1 Nëntor 2017, ku në aksion morën pjesë më shumë se 90 punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Athinës.

Operacioni u kodua “Taurus” (“Demi”) për shkak se një 64-vjeçar grek anëtar kryesor i bandës, vepronte në një zonë në Athinë me të njëjtin emër. Prej këtej filluan indiciet për hetimin. Autoritetet thonë se ky rrjet trafikimi funksiononte si një kompani e mirëfilltë, por e fshehtë për shkak të aktivitetit kriminal që kryente.

Nga hetimi është zbuluar se itinerari i trafikimit të klandestinëve ishte nga Greqia përmes aeroportit “Venizelos” në Athinë, për në Gjermani e Britani të Madhe. Dhe për transportimin e tyre kujdeseshin shqiptarët. Klandestinët ishin pajisur me dokumente të falsifikuara dhe përzgjidheshin me kritere shumë specifike.

Policia greke thotë se ishte një parakusht që klandestinët ta njihnin mirë Greqinë dhe ngjyra e tyre e lëkurës nuk duhet të ishte shumë e errët në mënyrë që të mos krijonin dyshime gjatë kontrollit në aeroport. Kostoja e udhëtimit ilegal varionte nga 2250 deri në 4500 Euro. Hetimet e policisë greke janë zhvilluar në bashkëpunim me Europol, policinë europiane.

Si kreu i kësaj organizate të trafikut të klandestinëve është identifikuar një 54-vjeçar shqiptar, i njohur në mesin e bashkëpunëtorëve me epitetet “xhaxhai” dhe “kryetari”. Anëtarët e bandës përdornin fjalë të koduara për veprimtarinë e tyre kriminale. Kur thonin “libër” e kishin fjalën për karta identiteti ose dokumente të tjera të falsifikuara, si pasaportë, patentë etj. Secili prej anëtarëve të rrjetit ka “prodhuar” 20-25 dokumente false në ditë.

Sipas të dhënave të policisë së Athinës, ky rrjet kishte dërguar në Gjermani 250 “klientë”, ndërsa në Britani të Madhe 45 persona. /klan

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al