Një nxënës i vitit të tretë në gjimnazin e Qukësit në Librazhd i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme duke u hedhur nga ura e Bushtricës.
I riu i cili ishte nxënës në gjimnazin e Quksit është hedhur nga ura pak pasi ka mbaruar mësimin ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga të dhënat e para mësohet se nëna e djalit i kishte kërkuar ditën e sotme mësueses që ta kishte në kujdes, pasi ai nuk ndihej mirë.








