• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërcënonte njerëzit me thikë në rrugë, arrestohet gruaja në Gjirokastër (VIDEO)

20/11/2024
Gjirokastër, të moshuarit i futen hajdutët në shtëpi dhe i marrin paratë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gruan e cila lypte rrugëve të qytetit duke kërcënuar qytetarët me thikë. Sipas policisë, 43-vjeçarja e arrestuar vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ditën e sotme ajo ka plagosur me thikë një grua që po i kërkonte para. Ky nuk është rasti i parë që gruaja e cila kërkon lëmoshë, shqetëson qytetarët, përdor sharje, ofendime dhe kërcënime me thikë apo gurë.

Edhe pak javë më parë ajo është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës dhe është dërguar në spitalin psikiatrik të Vlorës. Por pas një mjekimi me qetësuese, ajo është lënë e lirë sërish në rrugë, duke kërcënuar e rrezikuar jetën e qytetarëve. Këta të fundit thonë se shteti nuk është i aftë t’u japë zgjidhje të përhershme këtyre rasteve, por përgjegjësia pasohet nga një institucion në tjetrin.

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

Në lidhje me një video të publikuar paraditen e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetase që kërcënon me thikë qytetarët dhe iu kërkon para, ju informojmë se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për rastin, shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasen Z. V., 43 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i 43-vjeçares, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

Ditën e sotme, në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, një 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al