Policia e Vlorës bën me dije se ka vënë në pranga ditën e djeshme dy persona, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake.
Mësohet se në pranga janë vënë Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë si dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Ata në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 Euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim”.








