Vjeshta është në ditët e saj të fundit për t’i lenë vendin dimrit. Pritet që reshjet e shiut të intensifikohen në të gjithë vendin. Ndërkohë parashikohet se gjatë natës në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Sipas meterologëve, rënia e dëborës do të sjellë edhe uljen e temperaturave deri në minus 3 gradë.
“Orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore.
Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.” përcjellin meterologët.









