Gjatë ditës së sotme moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Baza e reve të ulëta do të jetë 400 metër. Priten reshje shiu fillimisht në Veriperëndim me intensitet të dobët dhe mesatar, lokalisht deri edhe të lartë.
Prej orëve të pasdites reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në Veriperëndim dhe Jugperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri edhe të lartë kryesisht në mbrëmje të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi.
Në Alpe në lartësi reshje bore.
Era do të jetë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-20/sek me rrahje në bregdet.
Deti i forcës 6 me lartësi vale 4.6 metër. Shikimi 1km-15km. Mjegull/mjegullinë nga reshjet.
Temperaturat parashikohen te jene:
Vendet malore 3°/16°C
Vendet e ulëta 1°/21°C
Vendet bregdetare 7°/21°C









