• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tatimet i falin 125 milionë euro bizneseve, ja si të shihni nëse jeni përfitues

26/11/2017
Tatimet i falin 125 milionë euro bizneseve, ja si të shihni nëse jeni përfitues

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e javës së shtatë të aksionit antiinformalitet. Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.

Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.1 mld lekë (rreth 125 milionë euro) dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 1.7 mld lekë. Më shumë se 28,160 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2,567 dhe vlera është 1.8 mld lekë.

Mbyllen 481 subjekte me shkelje

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor. Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 19,434 subjekte ku 19% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve gjatë shtatë javëve të para të aksionit 834 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbylluar 481 subjekte të paregjistruar në oragnet tatimore dhe për shkelje të tjera për moslëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar 4129 subjekte të reja.

Më shumë se 1500 biznese kalojnë me TVSH, kryeson Tirana

Për shtatë javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 13,825 kontrolleve (kontrolleve nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren)

Kontrollet nga zyra përbejnë 78% të totalit.

1543 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore ku Tirana ka numrin më të madh me 774 subjekte, të ndjekur nga Durrësi 230 dhe Vlora me 116.

Tatimet njoftuan edhe se Shërbimi i tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë 52,538 tatimpagues. 8,738 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve.

Mbi 23,152 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin.

9591 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara.

Qendra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 11733 telefonues si dhe përdorues të live chat.

/Monitor

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Diddy feston 56-vjetorin pas hekurave, ja çfarë kishte në menunë e tij të ditëlindjes

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

24/12/2025
Tirana, Nuhiu: Pres fitore nga skuadra, kam besim

Barazimi ndaj Elbasanit, trajneri i Tiranës: I kënaqur! Penalltia? Le të gjykojnë organet kompetente

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al