• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Korrik 1912: Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze “Le Figaro”

28/11/2017
Korrik 1912: Intervista e rrallë e Ismail Qemalit në gazetën franceze “Le Figaro”

Ismail Qemali ka dhënë një intervistë të shkurtër, por me vlerë, për gazetën prestigjoze franceze « Le Figaro », botuar në numrin e saj 194-të, më 12 korrik 1912. Shqipëria gjendej ende në sundimin turk. Asaj i duhej të priste deri më 28 nëntor të po atij viti për të qenë e pavarur.

Ndërkohë, Ismail Qemali i është përgjigjur gazetarit francez, André Duboscq, në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhej vendi ynë dhe Turqia. Në vijim, rrëfimi i francezit dhe intervista e themeluesit të shtetit modern shqiptar:

« Unë kam patur fatin të bashkëbisedoj me Ismail Bej Qemalin, patriotin shqiptar për të cilin i njohim aftësinë për gjithçka që prek jetën politike të Turqisë dhe influencën e madhe të tij në Shqipëri. Ngjarjet e rënda që po ndodhin në këtë moment në këtë pjesë të perandorisë osmane dhe për të cilat Ismail Bej Qemali ka dashur të më flasë, u japin një rëndësi të veçantë deklaratave të tij.

Ismail Qemali : Situata në Turqi është e përkeqësuar sipas të gjitha pikëpamjeve. Në përgjithësi, mund të themi se gabimi është i qeverisë. Po ju them se nuk kam asgjë për të fshehur, asgjë për të shtuar ; sinqerisht, kështu mendojnë shqiptarët. Unë jam shqiptar, dhe për këtë arsye, i njoh dëshirat e atdhetarëve të mi. Ata nuk do të dorëzojnë armët derisa kërkesat e tyre nuk do të jenë plotësuar, por megjithatë ata nuk kërkojnë të ndahen nga Turqia…

André Duboscq : Është folur për 28 korrikun, ditën e përvjetorit të Kushtetutës, si pikënisje e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë ?

Ismail Qemali : Në politikë, ajo që parashikohet nuk ndodh kurrë, por mund të ju them se ngjarje shumë të rënda mund të ndodhin në dy javët në vijim.

André Duboscq : Atëherë, çfarë duhet të shpresojmë ?

Ismail Qemali : Si fillim, rrethi i Sulltanit dhe drejtuesit të largohen menjëherë. Nuk ka më në Turqi as sovranitet sulltanor dhe as sovranitet kombëtar. Dhoma e deputetëve, gjë që ju nuk dyshoni, është formuar gjatë zgjedhjeve sipas vullnetit të Komitetit. Shpërbërja e saj është domosdoshme. Në vazhdim, duhet që ushtria të luajë rolin për të cilin ajo është krijuar ; domethënë mbrojtjen e territorit dhe jo atë të politikës. Më në fund, duhet që ministrat e emëruar të dijnë realisht të qeverisin dhe të ngjallin besim në të gjithë shtetin.

André Duboscq : A është e vërtetë se Qamil Pasha ka mundësi (shans) të rikthehet përsëri në pushtet ?

Ismail Qemali : Sigurisht, Qamil Pasha është i vetmi politikan i zoti të mbledhë rreth tij elementë për të formuar një qeveri serioze dhe të aftë. Pavarësisht moshës, angazhimi i tij është i habitshëm. Qamil Pasha ka qenë gjithmonë i mprehtë dhe i vëmendshëm. Po, i uroj vendit tim një njeri të tillë (Në fakt, ky njeri i tillë do të jetë vetë ai)…

Me këtë fjalë, u ndava prej Ismail Bej Qemalit dhe e falenderova duke i uruar një udhëtim të mbarë, sepse ai po largohet nga Parisi ku ka shumë miq, për të shkuar larg prej këtu me qëllim për të takuar të tjerë dhe të bisedojë me ta për fatin e atdheut të tij. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania :https://www.darsiani.com/la-gazette/korrik-1912-intervista-e-rralle-e-ismail-qemalit-ne-gazeten-franceze-le-figaro/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al