• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Demat e kuq’, karteli më i ri i shqiptarëve që furnizon me kokainë Europën

28/11/2017
‘Demat e kuq’, karteli më i ri i shqiptarëve që furnizon me kokainë Europën

Antimafia franceze dhe DEA amerikane janë angazhuar në një mision të mbajtur sekret për çmontimin e një karteli të ri të drogës tepër të fuqishëm me baza në shtatë shtete të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë. Karteli me pseudonimin “Demat e Kuq” është përgjegjës për importimin në Europë të tonelatave kokainë kolumbiane përmes fluturimeve me çarter luksoz nga Kartagjena. Bosat e kartelit janë me kombësi shqiptare, turke, holandeze, italiane, franceze dhe britanike dhe për gati dy vjet ata kanë sjellë ngarkesa të mëdha kokaine nga Kolumbia drejt qytetit Biarritz në Francë. Nga ky qytet që është në kufi me Spanjën ata kanë furnizuar tregjet në të paktën pesë shtete, përfshi edhe Gjermaninë, shkruan Newsbomb.al.

Dërgesa më e fundit ishte 1.2 ton kokainë me vlerë 100 milion euro dhe mbërriti tetë ditë më parë në aeroportin Mérignac në Bordo të Francës. Karteli i fuqishëm ka marrë pseudonimin “Demat e Kuq” për shkak se pakot e kokainës i markojnë me vulën e një demi të kuq. Nga operacioni sekret i DEA, në bashkëpunim me policinë kolumbiane dhe agjenci të tjera ligjzbatuese ka rezultuar se bosët e këtij karteli të fuqishëm bashkëpunojnë me ish anëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Për tetë muaj agjentët sekretë të DEA-s amerikane infiltruan organizatën, ekzistencën e së cilës e mësuan vetëm në vitin 2016. Në nëntor të vitit të kaluar në Francë u kap 1 ton kokainë, 1 milion euro dhe katër kolumbianë. Në atë kohë u zbulua se avioni i llojit “Gulfstream” u ngrit nga Kartagjena dhe bëri një ndalesë teknike në ishujt e Kepit Verde (Afrikë). Më pas çarteri kërkoi të ulej në aeroportin e Biarritz në Francës, shkarkoi kokainën dhe u zhduk.

Kapja e kolumbianëve i shërbeu agjentëve të DEA të binin në gjurmët e kësaj organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës, e cila ndërkohë kishte sjellë një tjetër ngarkesë mbi 1 ton kokainë me po të njëjtin avion.

Këtë herë 1.2 ton kokainë u shkarkuan në qytezën e vogël turistike Lacanau në Francë, 10 kilometra nga Oqeani Atlantik. Atje ngarkesa u nda në shtatë pako, të cilat u zhvendosën me makina luksoze në një hotel në qendër të Bordos. Kjo ishte baza e bosëve të kartelit që negocionin me kolumbianët dhe financonin transportin me çarter.

Besohet se shtëpia në Lacanau shërbente si qendër grumbullimi për kokainën që mbërrinte përveç avionëve edhe me anije me vela përmes oqeanit, shkruan newsbomb.al. Ka të dhëna të besueshme se pjesa më e madhe e kokainës i përket “Klanit të Gjirit”, një nga organizatat më të rrezikshme të kokainës në Kolumbi.

Policia kolumbiane i ka ndihmuar DEA-s duke përgjuar telefonat e anëtarëve të “Klanit të Gjirit” teksa bënin pazare me bosët europianë. Kjo shpjegon edhe kapjen e një sasie rekord kokaine, prej 12 ton, dy javë më parë në Kolumbi dhe 4 ton kokainë përgjatë një viti në Bordo të Francës. Deri më tani 23 persona kanë rënë në pranga, përfshi tre francezë, tre shqiptarë, një turk, një spanjoll, një domenikan, një italian dhe një kolumbian. 11 persona të tjerë janë nën vëzhgim dhe shumë shpejt pritet të ketë arrestime të tjera.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al