Edhe këtë vit nuk kanë munguar nostalgjikët e komunizmit dhe të Enver Hoxhës. Të pranishëm tek varret e ‘Dëshmorëve të Kombit’ ata kanë pasur me vete foto dhe parulla të periudhës komuniste.
Edhe sivjet ata ishin në krah të drejtuesve të qeverisë. Komunistët sivjet udhëhiqeshin nga kryetari i partisë së tyre, Qemal Cicollari, i cili mbajti edhe një fjalim të shkurtër. Por ndërkohë në qytetin e Gjirokastrës adhuruesit e Hoxhës nuk kanë shkuar në varrezat e dëshmorëve me foto të tij dhe pankarta komuniste sic ka ndodhur shpesh në të kaluarën.












