Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në hyrje të qytetit të Gjirokastrës duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ndërsa disa fshatra të Gjirokastrës, për shkak të erërave kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithashtu raportohet se ka pasur probleme me rrëshqitjet e dherave edhe në Permet, në Çarshovë dhe Frashër.









