Është shënuar edhe viktima e dytë e përmbytjeve në vend. Një person ka humbur jetën pasi një autoambulancë ka dalë jashtë rruge. Si pasojë ka humbur jetën shoqëruesi i të sëmurit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laçit. Mësohet se personi që ka humbur jetën ishte duke shoqëruar nënën për në spital. Viktima është identifikuar si Afrim Dani, 50 vjeç. Një ditë më parë në Fier humbi jetën një elektricist.









