Një ngjarje e rëndë është shënuar në malin e Olimpit në Greqi. Një i ri shqiptar ka humbur jetën në tentativën për të shpëtuar mikun e tij grek. Alpinisti Ilia Dhimitri, 26 vjeç së bashku me mikun e tij përfunduan në humnerë. 25-vjeçari grek arriti të shpëtoj, ndërsa i riu me origjinë nga Korça që studionte për turizëm në Selanik humbi jetën.













