Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me kryeprokurorin e ri. Berisha tha se LU-ja ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.
“Llalla e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, u shpreh Berisha gjatë një interviste në Abc News.









