• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Kristo Murati është një 80 vjeçar me profesion mësues nga fshati Memoraq në Bashkinë e Finiqit. Duket e pabesueshme, por mësues Muratin e takojmë aty ku di të shprehi veten në mirë, në një shkollë fillore ku jep mësim çdo ditë për nxënësit e tij.

Si i ri, mësuesia nuk ishte në listën e tij të dëshirave për studim, por ajo ju dha, e aty do të lindte pasioni i tij i pavdekshëm për këtë profesion. Mësuesia zuri rrënjë të forta te ai, që për vite u shërbeu institucioneve arsimore me pasion, paçka orëve të gjata për të mbërritur në shkollat ku jepte mësim. Jeta profesionale dhe personale do të ndryshonte rrënjësisht fill pas rënies së komunizmit.

Si një ish komunist në sistemin e ri demokratik ai u pushua nga puna në moshën 55 vjeçare. Aty nisi një tjetër jetë nga e para, në vend të huaj, në gjuhë të huaj ku puna nuk ishte më mësues, por çfarëdo që siguronte jetesën e një emigranti.

Fati do ta sillte që kthimi i tij në Shqipëri në moshën 75 vjeçare, të përkonte me një vend pune të lirë për ironi në shkollën dhe klasën nga ku ai ishte pushuar nga puna në fshatin Dermish.

Drejtoria Arsimore po kërkonte mësues në pension të gatshëm për të shërbyer dhe pasioni i mësues Mutatit nuk mund të thoshte jo.

Rikthimi pas 20 vitesh është shoqëruar me mall por dhe me keqardhje. Klasat i gjeti larg gjendjes që i kishte lënë, ndërsa korridoret nuk gumëzhinin më nga zhurmat e fëmijëve. Tani përditëshmëria e tij e punës ka të bëjë me vetëm 10 fëmijë.

Pas 4 viteve punë, 80-vjeçari nuk e fsheh nostalgjinë për shkollën në vitet e komunizmit, pasi për të, libri ngjallte më shumë atëherë tek nxënësit. Mosha për mësues Muratin nuk është pengesë.

Pasi jep mësim, kthimi në shtëpi i merr 4-5 orë dedikim leximit, me një bibliotekë të pasur që dëshiron ta trashëgojë. Për sa kohë të ndjejë veten mirë fizikisht, Kristo Murati do të shkruajë po me të njëjtin pasion në dërrasën e zezë. 80-vjeçari është dëshmi se puna që dashuron, mund të bëhet gjithë jetën.

Related Posts

Opozita njofton datën e protestës tjetër
Kryesore

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
“Rrezikohet shembja e urës”, ARRSH bllokon rrugën Librazhd-Prrenjas
Kryesore

“Rrezikohet shembja e urës”, ARRSH bllokon rrugën Librazhd-Prrenjas

21/02/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Konflikti për pronat, si ndodhi plagosja me armë në Gjirokastër

21/02/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, qeveria sqaron ç’do bëhet me ta

21/02/2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)
Kryesore

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)

21/02/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Nëse sulmoni selinë e PD-së, do të sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin

21/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al