• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ngriti sot shqetësimin për menaxhimin e mbetjeve në Sarandë, veçanërisht në prag të sezonit turistik, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete.

Gjatë një diskutimi, Zhupa, njëherësh kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, vuri në dukje problematikat aktuale që sipas saj po dëmtojnë imazhin e qytetit.

Ajo theksoi se mbetjet e qytetit transportohen drejt landfillit të Bajkajt në Delvinë “me mjete të amortizuara që ndotin më shumë sesa pastrojnë”, ndërsa shton se gjatë verës situata rëndohet ndjeshëm për shkak të fluksit turistik.

“Gjatë sezonit veror, qyteti përballet me një rritje deri në pesëfish të popullsisë, por menaxhimi i mbetjeve mbetet i njëjtë” u shpreh deputetja.

Sipas saj, pamjet e koshave të tejmbushur dhe grumbullimeve të mbetjeve janë kthyer në një problem serioz.

“Kosha të tejmbushur në mes të ditës, grumbullime spontane mbetjesh në Ksamil dhe në gjithë qarkun, imazhe që bëhen virale dhe dëmtojnë rëndë reputacionin tonë”, shkruan ajo.

Zhupa paralajmëroi se kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në turizëm dhe perceptimin e vizitorëve.

“Turistët zgjedhin destinacione të pastra. Një qytet me mbetje në rrugë krijon menjëherë perceptimin e mungesës së standardeve. Imazhi në rrjetet sociale është vendimtar. Një foto me plehra shpërndahet më shpejt se çdo reklamë pozitive”, nënvizoi Zhupa.

Ajo propozoi një sërë masash për përmirësimin e situatës, duke përfshirë, “menaxhim të diferencuar të mbetjeve, shtim të ndihmës dhe fondeve nga qeveria gjatë sezonit turistik, investim real në riciklim dhe ndarje në burim, si dhe modernizim të flotës së pastrimit”.

Related Posts

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
Flamurtari ndërhyn në merkato, firmos mesfushori

Flamurtari nis të mendojë për projektin e ri, mbijeton vetëm 20 përqind e ekipit

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al