• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me fshatin shqiptar ku banojnë vetëm tre familje

29/12/2017
Njihuni me fshatin shqiptar ku banojnë vetëm tre familje

Rreth 20 km larg Gramshit, ndodhet fshati Ulovë, por për të shkuar atje duhen rreth dy orë me makinë. Lëvizjet e shumta demografike të viteve të fundit kanë bërë që këtë fshat ta braktisin shumë familje. Nga 47, tanimë në Ulovë gjenden vetëm 3 familje. Para viteve ‘90 ky fshat shquhej për rrushin, mollën dhe rakinë, por për shkak të mungesës së infrastrukturës e mungesave të mëdha në ujësjellës, shëndetësi, arsim e shërbime të tjera, shumë prej familjeve u larguan drejt Gramshit, Elbasanit e Beratit. Të gjitha familjet në fshat kanë qenë një fis. Mbiemri i tyre është Rrodhe.

Izeti ka lindur në Ulovë, madje në këtë fshat ka lindur edhe babai e gjyshi i tij, ndaj lidhja shpirtërore që ka me këtë tokë është shumë e madhe. Por, megjithatë, ai ka preferuar që 4 fëmijët e tij të shkollohen, duke e parë si të vetmen mundësi që ata të largoheshin. “Nuk kemi mundësi. Të kishte rrugë nuk iknin njerëzit. Në Gramsh marr ushqimet dhe i hamë këtu”, tha Izeti. Disa vite më parë, Izeti me bashkëshorten e tij Hankon ishin dy banorët e vetëm stoikë të Ulovës: “Kam ngelur 5 vjet vetëm unë. Pas 5 vjetësh, erdhi ky shoku im, ky komshiu. Dhe kur erdhën këta u gëzova që u bëmë më shumë”.

Pavarësisht se mundësitë janë të pakta dhe familjet jetojnë me blegtori e bujqësi, ata jetojnë mirë. Madje, të krijohet përshtypja se këta banorë në thelb e kanë pranuar faktin se jetojnë në një fshat ku nuk vjen thuajse askush që t’i vizitojë. Sulejman Rrodhe thotë: “Jeta për ne është kthyer mbrapa. Nuk kisha shtëpi ku të rrija, prandaj u ktheva. Këtu ka 30 vite që nuk vjen njeri, vetëm për vota vijnë. Unë gjithmonë kam votuar, e quaj qytetari”. Por, qendra më e afërt e votimit është një fshat tjetër, dy orë larg Ulovës.

Hanko, Nafija dhe nusja më e re, Elona, mblidhen ndonjëherë për një kafe turke në kohën e lirë dhe kujtojnë edhe ata që kanë ikur. Hankoja thotë: “Merrem me pulat, lopën, delet, mbajmë dru…” Shenjat e braktisjes nga banorët, sidomos në 10 vitet e fundit vihen re kudo. Qetësia mbizotëron anembanë dhe të vetmit që përpiqen të sajojnë ndonjë lojë janë Ledioni dhe Adela.

Në këtë fshat që ngjason me një “ishull” problemi më i madh është kur dikush sëmuret dhe ka nevojë për mjek. Rruga e largët dhe transporti me gomar ose mushkë vë në rrezik serioz jetën e banorëve. Nafije Rrodhe tregon: “Kur ka lindur nusja, me të keq. E kanë zënë dhembjet që këtu. E kemi çuar deri në Sotir ose Gramsh me hajvan”.

Ndërsa Elona thotë se nuk është penduar që është martuar në Ulovë: “Fshatin Ulovë unë nuk e dija se ku binte para se të martohesha. Kur u fejova me burrin e mësova”. Familja e Elonës do të zhvendoset në muajin shkurt drejt Greqisë, duke bërë që në fshat të mbesin vetëm 5 vetë. Fati i tyre duket se do të jetë i patjetërsueshëm, megjithëse Xhevair Bora, administratori i njësisë së Kushovës, premton se rruga që të çon në Ulovë do të bëhet me zhavorr pas një viti. /TCH

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al