Policia e Fierit ka nisur kërkimet për zhdukjen e një vajze 21-vjeçare nga Fieri. Burime zyrtare nga policia raportuan se ka qenë babai i vajzës, shtetasi me inicialet S.B., i cili ka denoncuar se e bija, shtetasja me inicialet M.B., që prej datës 27 dhjetor ka ikur nga banesa në drejtim të paditur. Gjatë marrjes në pyetje, babai i vajzës pohoi para oficerëve të policisë se kishte frikë se mos vajza e tij kishte rënë pre e trafikimit.









