• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal

09/07/2026
Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal

Policia e Shtetit ka nisur një hetim për atë që dyshohet se është një fushatë e koordinuar në rrjetet sociale për të dëmtuar reputacionin online të bizneseve turistike në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, deklaroi se deri tani janë identifikuar mbi 10 mijë llogari me aktivitet të dyshimtë, të cilat po verifikohen nga strukturat e specializuara.

Sipas Hitajt, këto llogari “dyshohet se kanë publikuar në masë komente dhe vlerësime negative me qëllim krijimin e perceptimit të rremë dhe dëmtimin artificial të reputacionit online të bizneseve shqiptare.”

Ai bëri të ditur se nga analiza paraprake rezulton se “mbi dhjetë mijë llogari në rrjete sociale kanë modele aktiviteti të dyshimtë”, ndërsa sqaroi se një pjesë e tyre janë krijuar rishtazi për këtë qëllim, por ka edhe profile të rregullta që janë identifikuar dhe po hetohen.

“Janë evidentuar raste ku e njëjta llogari ka publikuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, vlerësime negative për biznese të ndryshme në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Shkodër dhe Korçë. Sinkronizimi kohor, ngjashmëria e përmbajtjes dhe mënyra e shpërndarjes së aktivitetit përbëjnë tregues kyç që po analizohen nga grupi hetimor për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar”, deklaroi kreu i Policisë.

Sipas Hitajt, nëse provohet se kjo veprimtari ka qenë e qëllimshme, pasojat shkojnë përtej dëmtimit të bizneseve individuale.

“Një aktivitet i tillë, nëse provohet se është i qëllimshëm, nuk cënon vetëm interesat e bizneseve të prekura, por prek edhe konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i sigurt”, u shpreh ai.

Kryepolici theksoi se Policia e Shtetit do ta trajtojë çështjen me prioritet maksimal dhe ka urdhëruar strukturat e hetimit të krimit kibernetik të intensifikojnë veprimet për identifikimin e autorëve.

“Çdo përpjekje e organizuar për të manipuluar perceptimin publik, për të dëmtuar bizneset tona apo për të cenuar interesin ekonomik të vendit do të trajtohet me prioritet maksimal. Strukturat tona do të vijojnë identifikimin e autorëve, gjurmimin e infrastrukturës teknike të përdorur, analizimin e lidhjeve ndërmjet llogarive dhe sigurimin e provave dixhitale, në bashkëpunim me platformat online dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Hitaj.

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)

Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al