• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

31/07/2026
Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

Nga Marin Mema

Dikush duhet t’u tregojë atyre që vendosin fatet e reformave se çfarë përfaqëson Libohova! Jam nip nga njëra anë e gjyshërve prej kësaj qendre të traditës dhe trashëgimisë së vyer shqiptare. Askush nuk mundet, me një të rënë të lapsit, t’i fshijë historinë dhe statusin e saj.

Duhet t’u kujtohet se çfarë përfaqësojnë Dimali dhe Këlcyra, dy qendra të lashta me rrënjë ilire, Maliqi që mbart një tjetër qytet ilir mbi kodrat e saj, Klosi me gjurmët e rëndësishme të një rezidence të Kastriotëve, Memaliaj me historitë njerëzore, Patosi, Divjaka, Prrenjasi me rrëfenjat dhe gjurmët e vjetra, Belshi që Sami Frashëri e mendonte si kryeqytet, Selenica me bitumin e nxjerrë që në kohët më të hershme, si edhe Cërriku, Rrogozhina e Fushë Arrëzi. Nuk mund të rendis gjurmët e secilës prej tyre.
Nuk mund të fshihet gjithçka me një të rënë lapsi. Aq më tepër kur përvoja ka treguar se bashkimi në njësi më të mëdha jo vetëm nuk sjell domosdoshmërisht shërbime më cilësore, por shpesh i largon ato edhe më shumë nga qytetarët.

Çfarë u prodhua me një Tiranë kaq të madhe? Sa fshatra të kryeqytetit duhet të përmendim që nuk kanë marrë kurrë investime, sepse i gjithë fokusi është përqendruar në zonat qendrore urbane? Këtyre fshatrave as u janë shtruar më shumë rrugë, as u janë hapur më shumë kanale vaditës, as kanë shërbimë më të shpejta! Paaftësia për të realizuar projekte, investime dhe vizione afatgjata nuk mund të fshihet pas reformave që rrezikojnë t’i kthejnë këto qytete në anekse të harruara. Faktet kanë treguar se reforma e 2015, nuk shkurtoi shpenzime, as prodhoi sukses, as afroi banorët me njësitë e tyre, përkundrazi!

Mos u fokusoni vetëm te pallatet dhe ndërtimet në Tiranë e në bregdet. Krijoni mundësi për investime private në industri ushqimore, agro-përpunim, pasuritë e shumta natyrore, ringjalljen e disa ndërmarrjeve, zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë, subvencionime dhe tregje reale për prodhimin vendas. Kështu u jepet e ardhme këtyre zonave, jo duke i fshirë nga harta apo duke i bashkuar në bashki gjigante. Mos prodhoni reforma si ato që gjysmën e një fshati e përfshinte një bashki, e gjysmën një tjetër! Është fakt edhe ky!

Kjo lloj reforme nuk është zgjidhje. Është vetëm një arnim. Reforma të tilla nuk duhet të jenë partiake, as ekskluzivitet i partive, por rezultate të tryezave me ekspertë të fushave të ndryshme! Kështu realizohen reforma afatgjata! Shpendajeni sa të keni dëshirë miq! ❤️

Related Posts

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Kryesore

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

31/07/2026
Bejko: PD është kthyer në një ndërmarrje fitimprurëse, Berishës i intereson të mos ndryshojë asgjë!
Kryesore

Bejko: PD është kthyer në një ndërmarrje fitimprurëse, Berishës i intereson të mos ndryshojë asgjë!

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al