Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave. Shkarkesa e tyre ka ardhur pas ankesave të qytetarëve për shërbimet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në disa qarqe të vendit.
Ka qenë vetë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në një deklaratë për mediat, tha se janë shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave, pasi janë kryer verifikime nisur nga ankesat e qytetarëve. Ministrja Gjonaj tha se nga grupet e inspektimit u konstatuan probleme në disa Hipoteka të vendit.
“Nga grupet e inspektimit u konstatuan probleme në disa AZRPP. Probleme u konstatuan në Hipotekat në Fier, Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Korçë. U evidentuan zvarritje të procesit, shkelje të ndryshme”, – u shpreh ministrja Gjonaj.









