• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të japim më të mirën në këto ndeshje, objektivi mbetet “Euro2028” – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
Të japim më të mirën në këto ndeshje, objektivi mbetet “Euro2028” – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin për ndeshjet në UEFA Nations League, ndërsa futbollistët Rey Manaj dhe Ylber Ramadani dolën në konferencën për media nga “Air Albania”. Dy lojtarët folën për sfidat e radhës, pritshmëritë e skuadrës dhe objektivin e Shqipërisë në këto ndeshje.

Rey Manaj tha se objektivi i skuadrës në Nations League është vendi i parë në grup.

Sulmuesi kuqezi nënvizoi se në këtë kompeticion do të shohim një ekip ndryshe nga ai i miqësoreve të qershorit.

A keni ruajtur gola për ndeshjet me Kombëtaren? – Shpresojmë që të gjithë çunat dhe çunat e rinj, si sulmuesit, mbrojtësit dhe mesfushorët, në këto katër ndeshje të japim më të mirën dhe të shënojmë sa më shumë.

Si e shihni ndryshimin mes ndeshjeve të fundit miqësore dhe këtyre të Nations League? – Në radhë të parë, mendoj se dy ndeshjet e fundit miqësore janë ndryshe nga këto që kemi tani, sepse ishin në fund të sezonit dhe të gjithë lojtarët mendonin për pushimet pas një sezoni të gjatë. Plus, vinim pas ndeshjes me Poloninë dhe të gjithë ishim të mërzitur për mosarritjen e objektivit. Ekipi i vërtetë do të jetë ky i Nations League dhe duhet të japim më të mirën për të arritur vendin e parë të grupit.

Sa shanse kemi për të arritur vendin e parë? – Mendoj se grupi vjen nga një moment i mirë. Lojtarët vijnë nga transferime të ndryshme dhe disa prej tyre ende nuk janë në 100%. Objektivi kryesor i yni është të arrijmë të futemi në Europian. Tani kemi Nations League, por objektivi ynë real është Europiani.

Besoj se këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë. Edhe trajneri ka ardhur me shumë dëshirë për të bërë mirë. Si lojtarët që kemi vite në Kombëtare, ashtu edhe të rinjtë, të gjithë jemi në një drejtim. Jam shumë i lumtur dhe i motivuar që ta fillojmë mbarë këtë sezon.

Rivaliteti në sulm – Rivaliteti është gjë e mirë. Kur e di që do të luash në të gjitha ndeshjet, nuk je plotësisht i motivuar. Ne këtu jemi në Kombëtare dhe të gjithë do të luajnë. Ne duhet të duam të mirën e lojtarëve të tjerë. Të gjithë vijnë nga një moment i mirë dhe kjo është mirë për të gjithë ekipin.

Mungesa e Brojës dhe Bajramit – Unë besoj se çdo lojtar që vjen në Kombëtare ka vlerat e veta. Kombëtarja është nivel i lartë dhe ka shumë opsione. Trajneri bën zgjedhjet e veta, ndërsa futbolli është edhe çështje momenti. Çdokush që vjen këtu duhet të japë 100%. Për mungesat, duhet të pyesni trajnerin.

Ylber Ramadani theksoi se ndaj Bjellorusisë Shqipëria duhet të hyjë seriozisht dhe me mentalitetin për të fituar, duke u mbështetur te filozofia e lojës dhe presingu i lartë. Ai u shpreh se, pavarësisht nëse do të luajë apo jo, është plotësisht i gatshëm të mbështesë skuadrën për të arritur objektivin: vendin e parë në grup.

Ndeshja ndaj Bjellorusisë? – Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë. Tani çdo kundërshtar është i vështirë për t’u luajtur. Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Të futemi që të fitojmë dhe të shkojmë përpara.

Si ndryshon aspekti taktik nga miqësoret në ndeshjet zyrtare në Nations League? – Që nga fillimi, trajneri, kur ka ardhur, na ka bërë të qartë që dëshiron të luajë në presing të lartë dhe dëshiron që ta marrim kundërshtarin më përpara. Siç e thashë, trajneri gjithmonë flet dhe e analizon kundërshtarin, në bazë të tij e përgatit edhe lojën që duhet përgatitur. Si ta surprizojmë.

E ndjeni veten gati për të qenë titullar? – Nuk e kam problem. Dhe kur kam qenë në formën time më të mirë, nuk ka pasur problem dhe kur nuk kam luajtur. Këtu jemi në Kombëtare dhe përfaqësojmë Shqipërinë. Këtu mblidhen të gjithë lojtarët më të mirë. Luajta apo jo, nuk e kam problem. Do t’i mbështes çunat si brenda dhe jashtë. Vetëm për të arritur objektivin që kemi si skuadër.

Ndeshja ndaj Bjellorusisë, do të donit të ishit në fushë? – Të gjithë kanë dëshirë që të luajnë dhe përfaqësojnë shtetin e tyre. Këtu zgjedhjet dhe të gjitha i bën trajneri dhe jam 100% me të. Po luajta apo jo, nuk ka problem. Vetëm të fitojmë dhe të arrijmë rezultatin që duam.

Ndryshimi i formatit, kë keni vlerësuar si kundërshtar më të vështirë dhe a keni bindje që mund të dalim të parët në grup? – Për mendimin tim, futbolli ka ndryshuar. Nuk ka skuadër të lehtë, të gjithë vrapojnë dhe luftojnë. Secila skuadër mund të surprizojë. Ne kemi objektivin tonë, e ka shprehur dhe trajneri. E shprehim edhe ne. Dëshirojmë të dalim të parët në grup.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Dëmtohet Malen, sulmuesi i Romës në “bokse”, humbet sfidat me Holandën
Sport

Dëmtohet Malen, sulmuesi i Romës në “bokse”, humbet sfidat me Holandën

21/09/2026
Tronditet Zvicra, COVID-19 “largon” Xhakën nga kombëtarja, mefushori pranon fajin: Isha i pasigurtë, marr përgjegjësinë e plotë (FOTO)
Sport

Tronditet Zvicra, COVID-19 “largon” Xhakën nga kombëtarja, mefushori pranon fajin: Isha i pasigurtë, marr përgjegjësinë e plotë (FOTO)

21/09/2026
City kryeson i vetëm, 5 gola ndaj Sunderland, por Maresca ndal entuziasmin: Pësojmë shumë thjeshtë, duhet të përmirësohemi
Sport

City kryeson i vetëm, 5 gola ndaj Sunderland, por Maresca ndal entuziasmin: Pësojmë shumë thjeshtë, duhet të përmirësohemi

21/09/2026
Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave, mediat në Spanjë dhurojnë show (FOTO+VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave, mediat në Spanjë dhurojnë show (FOTO+VIDEO)

21/09/2026
“Zgjohet” Juve, “thyen” 2-0 Atalantën. Napoli ngec sërish, tani Allegri rrezikon (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

“Zgjohet” Juve, “thyen” 2-0 Atalantën. Napoli ngec sërish, tani Allegri rrezikon (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave, mediat në Spanjë dhurojnë show (FOTO+VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Derbi i Madridit i shkon Atletico-s, Reali bie mes polemikave, mediat në Spanjë dhurojnë show (FOTO+VIDEO) – Balkanweb.com – News24

21/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të japim më të mirën në këto ndeshje, objektivi mbetet “Euro2028” – Balkanweb.com – News24

Të japim më të mirën në këto ndeshje, objektivi mbetet “Euro2028” – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
Dëmtohet Malen, sulmuesi i Romës në “bokse”, humbet sfidat me Holandën

Dëmtohet Malen, sulmuesi i Romës në “bokse”, humbet sfidat me Holandën

21/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al