Donyell Malen nuk do të jetë pjesë e Holandës për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Federata Holandeze ka konfirmuar se sulmuesi i Romës nuk do t’i bashkohet grumbullimit për shkak të gjendjes së tij fizike. Në vend të tij është thirrur Guus Til.
Mungesa e Malen përbën një shqetësim edhe për Romën, që pret të mësojë më shumë rreth gjendjes së sulmuesit. Holanda ka përpara një seri të rëndësishme ndeshjesh, me Gjermaninë, Serbinë në dy përballje dhe Greqinë, por do t’i zhvillojë këto takime pa lojtarin e Romës, që i ka bërë një start perfekt këtij sezoni, teksa në 5 javët e para të Serisë A, sulmuesi ka realizuar plotë 6 gola me verdhekuqtë, duke qenë në krye të listës së golashënuesëve.








