• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si e donin në Gjirokastër shtatoren e Enverit. Ja barsaleta që alarmoi Sigurimin e Shtetit

12/01/2018
Si e donin në Gjirokastër shtatoren e Enverit. Ja barsaleta që alarmoi Sigurimin e Shtetit

Një punonjës i uzinës elektronike të Tiranës pati telashe dy vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Shkak për këtë u bë një barsoletë që ai tregoi në prani të një operativi të Sigurimit të Shtetit, pa e ditur misionin e tij. Ngjarja është pjesë e dosjeve të Sigurimit dhe është zbuluar nga ish –drejtori i Arkivit të Shtetit, Kastriot Dervishi.

“Dikur pranë reparteve ushtarake vepronte Sigurimi i Ushtrisë. Ky shërbim që varej nga Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit kishte synim të parandalonte “veprimtarinë armiqësore” në radhët e ushtarakëve. Në të vërtetë, punëtori operativ, në mungesë të kësaj veprimtarie mblidhte lloj-lloj bisedash që bëheshin në reparte ushtarake, qofshin edhe barsoleta. Një e tillë është kjo e vitit 1987. Në dokumentin që ka zbardhur raportin, emri Enver Hoxha, sipas rregullit të kohës zëvendësohej me fjalët “udhëheqësi kryesor i partisë” ose “themeluesi i partisë”. Po e referoj në origjinal të thënies. Punonjësi i uzinës elektronike në Tiranë, në qershor 1987, sipas bashkëpunëtorit kishte rrëfyer këtë barsoletë: Do të të tregoj një gjë të bukur për bustet. Kur vdiq Enver Hoxha u vendos që të ngrinin buste për nder të tij. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Shkodër. Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve.

Kur pyetën korçarët ata i thanë se Enverin e duam të duket i pashëm dhe i ri.

Gjirokastritet e deshën të zgjuar, të fortë e të qeshur.

Vlonjatet e donin trim dhe të ashpër.

Kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën: “Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më”.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al