Policia greke sekuestroi 129 kg marijuanë, pasi ndoqi një makinë që nga kufiri shqiptar e deri në Kompoti, në Artë, ku mundi t’a ndalojë. Pas kontrollit, në makinë u gjetën të fshehura 122 pako me 129 kg marijuanë. Në pranga u vendos drejtuesi i makinës, një 49-vjeçar grek. Policia po vijon hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë traik narkotikësh.