Një sherr ka ndodhur në Përmet një ditë më parë. Sipas policisë, dy persona kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Ata janë shtetasit M.H dhe F.D, vjeç 57 e 24, banues në Përmet. Motivet e sherrit nuk bëhen me dije. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet. Ndërkohë dje në Përmet ka ndodhur një tjetër sherr mes dy personave të tjerë. Shtetasi A.D, 44 vjeç, ka dhunuar shtetasin A.P, 43 vjeç, banues në Përmet.
©ArgjiroLajm.net









