• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me burgun shqiptar që po pret ‘peshqit e mëdhenj’. BE ka dhënë 14 milionë euro për ndërtimin e tij

30/01/2018
Njihuni me burgun shqiptar që po pret ‘peshqit e mëdhenj’. BE ka dhënë 14 milionë euro për ndërtimin e tij

Nga Ylli Pata

Ai është cilësuar si vendi ku do të mbyllen “peshqit e mëdhenj” pasi të arrestohen nga Byroja Federale e Hetimit, SPAK dhe të dënohen nga Gjykata Speciale. Bëhet fjalë për burgun e Reçit në Malësi të Madhe, një institucion riedukimi i financuar, tenderuar dhe ndërtuar i gjithi me kontributin e Bashkimit Europian. Brukseli ka shpenzuar 14 milionë e 300 mijë euro për ndërtimin e tij, që është një prej burgjeve më të mëdhenj në Ballkan, gati të presë rreth 3 mijë të dënuar. Edhe pse burgu ka përfunduar, “banorët” e tij janë mjaft të paktë. Kjo ngaqë në këtë shtëpi ndëshkimi nuk strehohen kokat e tmerrshme të krimit, por priten që të “rehatohen” krerët e korrupsionit shqiptar. Shqipëria ka një superpopullim burgjesh, si pasojë edhe të numrit të konsiderueshëm të krimeve, por edhe nga politikat penale kaotike, ku njerëzit e pafuqishëm plasen aty në burg në mënyrat më drakoniane të mundshme nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Megjithatë, edhe pse në Reç mund të sistemoheshin mjaft të dënuar për të ulur popullimin e madh, atje aktualisht nuk është transferuar askush. Në fillim të dhjetorit, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, inspektoi punimet në burgun e Reçit dhe deklaroi se ky institucion do të jetë “model për sa i përket trajtimit të të burgosurve në standarde europiane”. Punonjësit e këtij burgu do t’i nënshtrohen një testi të posaçëm njësoj si vettingu për gjykatësit e prokurorët. Mësohet se ekspertë nga BE do të marrin pjesë në monitorimin e procedurave të rekrutimit të stafit. I gjithë burgu ndodhet në një vend mjaft strategjik, në një zonë të Malësisë së Madhe, ku nuk është e lehtë të shkosh dhe arratisesh. Është vend i izoluar dhe sipërfaqja ku shtrihet është totalisht 14 hektarë. Procedurat për ndërtimin e tij kanë nisur që nga viti 2012, por punimet zgjatën shumë.

Përveç qelive normale, burgu ka edhe “apartamente të posaçme”, të njëjta me burgun e Hagës, ku zakonisht shkojnë politikanë, iushtarakë apo zyrtarë të rëndësishëm. Kur LSI-ja ka pasur Ministrinë e Drejtësisë arriti të punësojë, apo më mirë të thuhet të parapunësojë njerëz që asnjëri prej tyre nuk u fut në borderonë e institucionit. Deri tani mbahet sekret numri i administratës dhe i gardianëve të Burgut të Reçit, që pritet të vendoset në të ardhmen. Rekrutimi i njerëzve do të bëhet në sekret të plotë, në mënyrë që askush të mos e dijë se kush dhe si mund të punësohesh në këtë burg, që më pas të gjenden lidhjet. Një forcë e posaçme dhe e armatosur policore do të krijohet për të ruajtur burgun nga trazirat apo sulmet. Por edhe ky kontigjent ende nuk është krijuar dhe pritet që të ngrihet pas konstituimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ka gjasa që forca speciale e Reçit të jetë pjesë e BH-së, ku ndërkombëtarët kanë një rol të posaçëm në punësimin dhe monitorimin. Deri tani flitet që numri i të punësuarve mund të shkojë më shumë se 400 persona, por ende asgjë nuk është vendosur. Burgu, përveç qelive, dhomave të takimit, atyre të ajrimit është i pajisur me hapësira të shumta për kohën e lirë që nga fushat e futbollit, sallat e bilardos, pingpongut por edhe palestra e lojrave me dorë.

Brenda burgut pritet të instalohen edhe shërbime të posaçme të riteve fetare sipas përkatësive të të burgosueve. Pritet pas konstituimit të tij, shteti në bashkëpunim edhe me komunitetet fetare në vend, të emërojë klerikët përkatës që do të jenë full time aty. Inagurimi i tij pritet që të bëhet këto ditë me një ceremoni të posaçme ku pritet që Donald Lu dhe Romana Vlahutin të japim një mesazh të fortë. Por deri atëherë ka mundësi që të ketë rënë ndonjë peshk në rrjetë… Të paktën fjalët në korridoret politike dhe diplomatike janë të tilla.

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al